Announcements

“Eduard Shalsi, Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, mbështet ndryshimet ligjore në fushën e inspektimeve”

Në ambientet e Inspektoratit Qendror, Inspektori i Përgjithshëm Z. Hajdari, mirëpriti Z. Eduard Shalsi, Ministër

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE Në zbatim të Ligjit Nr. 10433, datë 16.06.2011, “Për

Luftë korrupsionit nëpërmjet inspektimeve online dhe ndryshimeve ligjore të Inspektorateve Shtetërore

Këto ditë, Inspektori i Përgjithshëm dhe përfaqësues të Inspektoratit Qendror, patën takime me Kryeinspektorët dhe

DHOMAT E BIZNESIT MBËSHTESIN  INSPEKTIMET ONLINE DHE REFORMËN NË  INSPEKTORATET  SHTETËRORE

DHOMAT E BIZNESIT MBËSHTESIN INSPEKTIMET ONLINE DHE REFORMËN NË INSPEKTORATET  SHTETËRORE Gjatë këtyre ditëve, në zyrat e Inspektoratit Qendror, Inspektori i Përgjithshëm Z. Shkëlqim

PROCEDURA E INSPEKTIMIT

https://www.youtube.com/watch?v=On0LFuHkwoA&t=13s Procedura e inspektimit

OECD, IGA dhe Dhomat e Biznesit mbështesin reformën në veprimtarinë inspektuese.

Inspektori i Pergjithshem, Shkëlqim Hajdari ka njoftuar finalizimin e dokumenteve standarde dhe check-listave me Inspektoratet

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit  e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.

Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.

Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim  Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.

Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.

Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”  për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit