Announcements

Inspektorja e Përgjithshme Znj. Mimoza Hajdarmataj në analizën vjetore të Inspektoratit Shtetërore të Punës

Nën drejtimin e Znj. Vikrita Çuto, Kryeinspektore e Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe me praninë

Kryeministri Berisha u kërkon ministrave udhëheqjen e reformës për riorganizimin e inspektorateve në varësi

“Tani, ne kemi çështje kryesore instalimin e sistemit të ri të inspektorateve dhe kjo është

Kryeministri Berisha u kërkon ministrave udhëheqjen e reformës për riorganizimin e inspektorateve në varësi

“Tani, ne kemi çështje kryesore instalimin e sistemit të ri të inspektorateve dhe kjo është

Kryeministri Berisha drejton mbledhjen e Task Force për reformën rregullatore të inspektoriateve

Kryeministri Berisha kërkoi nga Ministria e Ekonomise,Tregëtisë dhe Energjitikës, marrjen e masave të menjëhershme për

Këtë vit e kemi shpallur vitin e finalizimit të arritjes së Shqipërisë dixhitale

– Qëllimi kryesor i projekteve të dixhitalizimit është që të gjitha sistemet të jenë disponibël

Këshilli i Ministrave diskuton mbi projektligjet për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë dhe për krijimin e Inspektoriatit Qendror

Kryeministri Berisha: Reforma e inspektimeve është një nga reformat më të thella më të rëndësishme

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit  e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.

Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.

Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim  Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.

Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.

Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”  për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit