Announcements

Njoftim i rezultateve të testimit fillestar, datë 11.12.2024, të inspektorëve të AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit)

Rezultatet e testimit fillestar për inspektorët e AKU, të zhvilluar më datë 11.12.2024, sipas tabelës

Njoftimi i rezultateve të testimit në periudhë prove, të datës 04.11.2024, për inspektorët /Kryeinspektorët pranë ISHSH.

Njoftimi i rezultatit të testimit  me shkrim dhe me goje, të datës 04.11.2024, për inspektorët

Njoftim i rezultateve të testimit fillestar, datë 21.10.2024, të inspektorëve të AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit)

Rezultatit e testimit fillestar të datës 21.10.2024 për Inspektorët e AKU, sipas tabelës në vijim:

Njoftim i rezultateve të testimit fillestar, datë 18.09.2024, të inspektorëve të ISHTI (Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial)

Njoftimi i rezultateve të testimit fillestar, datë 18.09.2024, të inspektorëve të ISHTI (Inspektoratit Shtetëror Teknik

Njoftim i rezultateve të testimit fillestar, datë 24.06.2024, të inspektorëve të AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit)

Rezultatet e testimit fillestar, datë 24.06.2024, të inspektorëve të AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit) Nr.

Njoftimi i rezultatit të testimit me shkrim dhe me gojë, të datës 28.05.2024, për inspektorët /Kryeinspektorët në periudhë prove pranë ISHSH

Njoftimi i rezultatit të testimit  me shkrim dhe me goje, të datës 28.05.2024, për inspektorët

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit  e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.

Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.

Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim  Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.

Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.

Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”  për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit